Vija e ujit- origjina e padukshme
Atlasi Ujor Metafizik (AUM) Nga Ismail Syla Prologu i heshtjes: kur fillimi nuk ka formë. Para se uji të bëhet trup, ai është intencë. Në fillim nuk ka ujë. Ka kurth në dhe të padukshëm. Një dridhje e brendshme e tokës, një peshë e lehtë që kërkon rrugë, një padukshmëri që shtyhet përpara pa dije, pa plan, pa emër. Dhe nga ky kurth lind vija. Vija e ujit është mrekullia e çastit të parë ku bota njofton se do të fillojë një histori, por historia vetë nuk është shfaqur ende. Pra, ashtu si njeriu, edhe uji ka një moment të parë që nuk ka zë, por ka dëshirë, nuk ka formë, por ka drejtim, nuk ka trup, por ka impuls brenda errësirës së tokës. Kjo...
Burimi:
kultplus.com