(Video) Festivali Poetik i Prishtinës IV/ Lexojnë autorët e rinj
Në kuadër të natës së pestë të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, një pjesë iu kushtua poetëve të rinj, si një formë motivimi në rrugëtimin e tyre krijues.Me poezitë e tyre para të pranishmëve u paraqitën: Pranvera Qerimi, Erdonita Hebibi, Dea Basha, Zgjim Sherifi, Lumi Hajra, Fjolla Hajrizaj, Diellza Gashi, Nuhi Sadiku, Qëndresa Dulaku, Alisa Bekteshi. Festivali Poetik i Prishtinës u organizua nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënoi edicionin e katërt. Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. ObserverKult Lexo edhe: (Video) Takim me autorin, Arbër Ahmetaj/ Festivali Poetik i Prishtinës IV
Burimi:
kultplus.com