No Image Available

Video e rrallë nga një fis që jeton i izoluar në Amazonë – ‘Po pyesja veten se nga do të vinte shigjeta’ thotë ambientalisti që e zbuloi atë

Një video e rrallë që tregon për herë të parë imazhe të një fisi të izoluar të Amazonës u prezantua nga ambientalisti amerikan Paul Rosoli duke folur në një podcast. Sipas Rosolit, i cili ka kaluar dy dekada duke punuar në Amazonë, ky moment ishte një nga përvojat më intensive të jetës së tij.Sipas tij, deri më tani, videot e fiseve që nuk kanë pasur kontakt me botën e jashtme kanë qenë të paqarta, zakonisht të bëra nga larg, ndërsa këto janë regjistruar nga një distancë e shkurtër me pamje të qarta.Në video, fisi shfaqet në një plazh përmes një reje të mirëfilltë fluturash. Ata lëvizin me kujdes, duke i vëzhguar të huajt ndërsa përpiqen të analizojnë kërcënimin e mundshëm. NEW: Never-before-seen footage of an uncontacted Amazonian tribe has been released by...