Veterinerët paralajmërojnë: Mungesa e gjumit tek qentë shpesh keqinterpretohet si problem sjelljeje
Meqenëse qentë nuk mund ta shprehin verbalisht se si ndihen, monitorimi i sjelljes dhe gjuhës së trupit të tyre është thelbësor për shëndetin e tyre. Veterinerët paralajmërojnë se mungesa e gjumit tek qentë shpesh keqinterpretohet si problem sjelljeje ose trajnimi, ndërkohë që lodhja mund të ketë pasoja serioze për mirëqenien e tyre. Sipas veterineres Dr. Bethany Shea, e cituar nga Parade Pets, shumë qen nuk marrin gjumin cilësor që u nevojitet. Kjo mund të reflektohet përmes nervozizmit, agresionit të pazakontë, hiperaktivitetit ose mungesës së përqendrimit. “Ashtu si tek njerëzit, mungesa e gjumit ul tolerancën ndaj stimujve dhe ndikon drejtpërdrejt në humor”, shpjegon ajo. Ekspertët theksojnë se nevojat për gjumë ndryshojnë sipas moshës dhe racës. Këlyshët kanë nevojë për 18–20 orë gjumë në ditë, ndërsa qentë...
Burimi:
syri.net