Vendimi i GJK jehonë në mediat ndërkombëtare, “Le Figaro”: Aleatja e ngushtë e Ramës e akuzuar për afera

Vendimi i GJK jehonë në mediat ndërkombëtare, “Le Figaro”: Aleatja e ngushtë e Ramës e akuzuar për afera

Konfirmimi i pezullimit të Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Gazeta e madhe franceze Le Figaro, shkruan se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka konfirmuar të premten pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e akuzuar për korrupsion në dhënien e tenderëve publikë. Balluku, pjesë e qeverisë që nga viti 2019 dhe një nga figurat më të afërta të kryeministrit socialist Edi Rama, ishte pezulluar më 20 nëntor nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas ngritjes së akuzave nga prokuroria. Me të njëjtin vendim, asaj i ishte ndaluar edhe dalja jashtë Shqipërisë. E vënë në lëvizje nga qeveria, Gjykata Kushtetuese kishte lejuar në dhjetor rikthimin...