Vedat Kokona: Ja çfarë studenti torollak ishte Enver Hoxha!
Në Liceun e Korçës ishte nxënës dhe Enver Hoxha, i cili kishte ardhur po atë vit që unë shkova në Korçë, me një grup nxënësish të Liceut francez të Gjirokastrës për të vazhduar studimet në Liceun francez të Korçës, pasi ai i Gjirokastrës ishte mbyllur. Këtë emër s’ka shqiptar që të mos e ketë dëgjuar, sidomos ata që e kanë edhe sot faqen e ndezur nga ajo flakërimë që u ka dhënë sa u kanë lëshuar sytë xixa. Enveri ishte pesë klasë më lart se unë, i datëlindjes 1908 dhe kishte si bashkënxënës vëllanë tim Nedimin, Sabiha Kasimatin, që e tallte shpesh, Enver Sazanin, Hamit Kokalarin, Selahudin Kokonin, Asllan Muhedinin, Selami Xhaxhiun, Kiço Karajanin, Rozhe Perenë, djalin e drejtorit francez dhe të tjerë që s’më...
Burimi:
kultplus.com