Vdekja enigmatike e Albert Kamysë: Një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar?

Vdekja enigmatike e Albert Kamysë: Një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar?

Nga Benjamin Shull Më 4 janar 1960, bota humbi një nga zërat më me peshë të shekullit XX-të. Albert Kamy, shkrimtari 46-vjeçar i romaneve “I huaji” dhe “Murtaja”, dhe fitues pak kohë më parë i Çmimit Nobel në Letërsi, kishte hipur në sediljen e pasagjerit të një automjeti tip ‘FacelVega’ duke shkuar drejt Parisit, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Kamy vdiq në moment, ndërsa shoferi që ishte dhe botuesi i tij, Mihel Galimar – do të vdiste në spital disa ditë më vonë. Njeriu që na mësoi se si të përballemi me një botë absurde, kishte vdekur nga një vdekje absurde. Shkrimtari italian Xhovani Kateli, mendon se ajo ngjarje nuk ishte aspak e rastësishme. Në librin e tij “Vdekja e Kamysë”, botuar për herë të parë në vitin 2013, zoti Kateli prezanton teorinë e tij se aksidenti rrugor ishte një...