Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen në mënyrë mizore me figurën e babait tim

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen në mënyrë mizore me figurën e babait tim

Maria ka treguar në emision sesi ka ardhur njoftimi se do të vendosej një pllakë në vendin ku Lasgushi ka jetuar në Vjenë, por jo ftesë për të. Sipas saj, prej 35 vitesh bashkia e Pogradecit po tallet me babanë e saj të ndjerë, Lasgush Poradecin, që është nderi i qytetit të tij të lindjes dhe i Shqipërisë. “Para dy-tre ditësh mora një njoftim nga ambasadori ynë në Austri, që më njoftonte se vendosej një pllakë përkujtimore në Austri ku ka banuar babai im për 10 vjet. Unë e pyeta: ‘Ky njoftim shërben si ftesë?’ Thotë: ky është informacion. Unë, siç e mora njoftimin, e vura te faqja ime dhe më merr nënkryetarja: blie biletën, se ta paguan kryetari. I thashë: me kë po flet,...