Ushqime me fletë ari/ Menu e pazakontë gourmet për qentë në prag të Olimpiadës Dimërore

Ushqime me fletë ari/ Menu e pazakontë gourmet për qentë në prag të Olimpiadës Dimërore

Ndërkohë që Cortina d’Ampezzo përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore 2026, luksi nuk ka lënë pas as kafshët shtëpiake. Një aktivitet gastronomik i pazakontë ka tërhequr vëmendjen: menu gourmet për qen, me çmime që shkojnë deri në 120 euro. Sipas pronarit Andrea Orecchioni, ideja lindi nga vetë klientët e besnikë: “Na e sugjeruan ata vetë. Qentë marrin tasa të personalizuar dhe shefi zgjedh për ta ushqimin e freskët, të përgatitur në moment.”. Menuja përfshin hamburger me mish viçi, peshk dhe cous-cous të dekoruar me fletë ari, ndërsa çmimet variojnë nga 80 deri në 120 euro. Ky shërbim luks nuk është për të gjithë, por për pronarët që nuk kursejnë kur bëhet fjalë për kafshët e tyre. Fenomeni i llastimit të qenve ka ngjallur edhe kritika. Trajnuesi...