Udhëtim në “Komedinë Hyjnore”, ekspozitë kushtuar Dantes në Tiranë
Nga Julia Vrapi “Komedia Hyjnore” është një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore, shkruar nga Dante Alighieri në fillim të shekullit XIV. Botime të veçanta të “Komedisë Hyjnore” dhe vepra të tjera të autorit u ekspozuan në Tiranë. Në kuadër të Dantedì, ditës ndërkombëtare që nderon një nga figurat më themelore të letërsisë botërore Dante Alighieri, u çel një ekspozitë bibliografike, që sjell në vëmendje pasurinë letrare dhe kulturore të autorit të “Komedisë Hyjnore”. Aktiviteti në Sallën Italiane të Qendrës “Sotir Kolea”, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë mblodhi studiues, përkthyes dhe dashamirës të letërsisë, duke krijuar një hapësirë reflektimi mbi ndikimin e thellë që vepra e tij ka ushtruar ndër shekuj në kulturën botërore. Përmes botimeve të rralla dhe studimeve të përzgjedhura, ekspozita...
Burimi:
sot.com.al