U promovua monografia kushtuar themelimit të universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës
Në 13-vjetorin e themelimit Nga: Blerim Valla Gjakova rikujtoi një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së saj arsimore dhe kulturore, duke shënuar 13-vjetorin e themelimit të Universitetit Publik “Fehmi Agani”. Në këtë përvjetor simbolik u promovua monografia “Themelimi i Universitetit Publik në Gjakovë – Kontributi i Shoqatës së Intelektualëve ‘Jakova’”, me autor Malush Tullumi, një vepër që dokumenton rrugëtimin e gjatë dhe përpjekjet e intelektualëve gjakovarë për krijimin e një institucioni të arsimit të lartë në këtë qytet me traditë të pasur kulturore.Aktiviteti u organizua nga Universiteti “Fehmi Agani” në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova” dhe mblodhi përfaqësues institucionesh, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, profesorë universitarë, studentë dhe shumë personalitete të jetës intelektuale e kulturore. Në mesin...
Burimi:
kultplus.com