Trishtimi vallëzues/ “Tango” e Jorge Luis Borges

Trishtimi vallëzues/ “Tango” e Jorge Luis Borges

Nuk ka vallëzim modern më të famshëm dhe më të vështirë se tangoja argjentinase. Ndoshta edhe nuk ekziston muzikë që përfaqëson kaq mirë ndjenjat dhe kulturën e një populli, nostalgjinë e të shkuarës apo shpresën për një të ardhme. Tango për argjentinasit është “një mendim i trishtuar që vallëzon”, – siç guxoi ta përkufizojë poeti Enrico Santos Discepolo. Duke iu referuar origjinës së kësaj muzike rioplatense janë bërë interpretime të ndryshme dhe çdo banor që takoni në Buenos Aires do të betohej se tango ka lindur në lagjen e tij. Sigurisht, jemi të ndërgjegjshëm që në Buenos Aires, në tridhjetë vitet e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, në kontekstin e emigracionit të fortë evropian, u zhvillua një formë embrionale e tangos. Luhej në orillas, casas malas të vërteta,...