Tri poezi nga Drago Siliqi, poeti që iku në moshën e Krishtit
Ju ftojmë t’i lexoni tri poezi të përzgjedhura nga krijimtaria e Drago Siliqit* DASHUNIA Ç’asht dashunia? – flasin shumë në botë.Ca lule vjeshte, që gënjejnë rininë.Ç’asht dashunia?… Veç një andrr’ e kotë, –thonë gjithë ata, që s’njohën dashuninë.Ç’asht dashunia?… Interes n’dy anë.E krahasojnë ate me tregëtinëtë gjithë ata, që rini n’zemër s’kanëe s’mund ta gjejnë në jetë kurrë dashuninë.Ç’asht dashunia?… Lule e vërtetë,por plaket jeta, ajo ma nuk ndrin, –thonë gjithë ata, që s’jetojnë dot një jetëe s’kanë fuqinë ta mbajnë dashuninë. Asht dashunia: krue i pashterim!Sa herë që pi, ma shumë të shtohet eti.N’te pasqyrohet qielli në kthjellim,ma e pafundshme ajo asht se...
Burimi:
kultplus.com