Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Nga Arian Leka Në librin “Treni ADN”  (Intergrafika, 2024) Dhimitër Anagnosti shfaqet jo si poeti që mëton një vend në poezi, por si autor që e ka poezinë si vazhdim të domosdoshëm të jetës së vet krijuese. Qasja ndaj poezisë, si hapësirë arti e pashijuar, e vendos autorin në sporvën e një dallimi thelbësor, që veçon poetët episodikë nga ata që shkruajnë nën “ankthin e domosdoshmërisë” apo nga kërkesa për ta lënë me shkrim dëshminë e tyre. Tashmë ambicia artistike e Anagnostit është qetësuar falë fronit prej korifeu në kinematografi, por nevoja ekzistenciale e tij për t’u shprehur edhe përmes vargjeve është shtysa që e fton jo thjesht të dëshmohet, por për të dëshmuar edhe përmes poezisë. “Treni ADN”  vjen si një libër ku poezia, kinemaja, kujtesa...