Tregim nga Khalil Gibran: Para kurorës së bukurisë
Khalil Gibran Nga Khalil Gibran Një dite të rëndë i ika fytyrës së zymtë të shoqërisë dhe zhurmës marramendëse të qytetit, e i hodha hapat e lodhur kah rrugica e gjerë. Ndoqa rrugën me shenja të ravijëzuara dhe tingujt muzikorë të zogjve, gjersa arrita një vend të mënjanë ku degët e shtrira të pemëve i pengonin rrezet e diellit të preknin tokën.Qëndrova atje, dhe ishte argëtuese për shpirtin – shpirtin tim të etur që s’kish parë asgjë veç mirazhit të jetës në vend të ëmbëlsisë së saj. Isha i zhytur thellë në mendime dhe në to Zanat e mia po lundronin për në kupë të qiellit kur papritmas m’u shfaq një Orë, veshur me një degë hardhie që e mbulonte pjesërisht trupin e saj të...
Burimi:
kultplus.com