Tregim nga Antonio Tabucchi: Mund të jesh ti…

Tregim nga Antonio Tabucchi: Mund të jesh ti…

MUND TË JESH TI… Artikulli i Gazzetta del Mare ishte pa emër, ishte botuar në faqen e parë dhe zinte vend, mes fakteve të ndryshme, në dy kolona: në faqen e brendshme kishte një gjatësi të pranueshme.Veç kësaj, aty ishte botuar edhe fotografia e të vdekurit. Ishte fotografia që kishte bërë policia. Korado-ja kishte arritur ta siguronte, botimi i saj ishte i nevojshëm për hetimin, që policia ta dinte për cilin ishte fjala. Diçitura thoshte: Banditi pa emër.Mbasi largoi mënjane mbeturinat e mëngjesit, ai hapi gazetën mbi tryezë, ndërsa Sara po merrej me dhomat e tjera.– E pe, – thirri ajo që nga kuzhina, – duket që nuk e njeh njeri. Artikulli nuk duhet të jetë i Korado-s, veç të tjerash, ai është botuar pa...