Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
“Tereza – Një jetë mes dritës dhe hijes”, filmi i ri për Nënë Terezën
Nga Silke Wünsch/ (Deutsche Welle) Nënë Tereza ishte 19 vjeç, kur shkoi si novice (fillestare) në Indi, ku u përball me mjerimin, urinë dhe sëmundjen. Ajo jetoi si murgeshë dhe mësuese në Kalkuta, në urdhërin katolik Loreto, i cili i kushtohej arsimit dhe punës misionare në Indi. Kalkuta ishte e mbipopulluar, shërbimet shtetërore ishin të mbingarkuara dhe sistemi shëndetësor pothuajse inekzistent. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Britania e Madhe, pas rreth 200 vjetësh sundimi kolonial, India përballej me sfida të mëdha. Në vend kishte trazira, mijëra njerëz humbën jetën në incidente të dhunshme. Në këtë kaos na çon filmi “Tereza – Një jetë mes dritës dhe hijes”, pa zbukurime estetike, në një qytet me zhurma, ngushtësi dhe dyndje njerëzish. Tereza, e lindur në vitin 1910...