Teori/ Gerard Genette: Autori i nënkuptuar, lexuesi i nënkuptuar?

Teori/ Gerard Genette: Autori i nënkuptuar, lexuesi i nënkuptuar?

Nga Gerard Genette Ndoshta mbeten akoma për t’u mbushur apo për t’u arsyetuar dy ose tri boshllëqe për të cilat më kanë bërë vërejtje aty-këtu, në veçanti nga Shlomith Rimmon-i. Them dy apo tre, faktikisht njëra prej të trijave kishte të bënte me mungesën e marrëdhënieve midis atyre që Rimmon i quan “aspektet të ndryshme të rrëfimit” (koha, mënyra, zëri,) dhe që, mirë apo keq, sapo e ndreqa këtë mospërfillje.Një tjetër boshllëk ka të bëjë me nocionin e personazhit në vetvete, dhe Rimmon ia atribuon shqetësimit tim të veçantë për veprimin si objekt thelbësor i rrëfimit-ku personazhet do të ishin vetëm, dike u nisur nga kjo, sipas idesë aristoteliane, thjeshtë mbajtës të veprimit.Sigurisht, në shumë aspekte bëhet fjalë pikërisht për këtë: në fund të fundit...