Teodor Keko: E ka dashur… prandaj po e qan ashtu me shpirt…
Nga: Teodor Keko Në dhomën ku ngushëllojnë burrat, është qetësi. Vdekja nuk ka qenë edhe aq shokuese, veçse gjëmëmadhe duhet të ketë qenë. E ndjera, Lisaveta, ishte 88 vjeç, grua me dorë e këmbë, por, sidoqoftë, 88 vjeç I kishte mbushur dhe këto mosha sikur s’qahen me ligje e i mbushin dhomat e ngushëllimeve me muhabete të theksuara e shaka të holla. Po Lisaveta la prapa Kiçon, bashkëshortin e saj heroik, që sikur e shoqja të rronte edhe dy vjet, më Shën Gjergj të 1991 –shit do të festonte 70-vjetorin e martesës. Kiçoja është 90 vjeç, rri në krye të dhomës, në kolltukun e madh, ua jep dorën pa u ngritur e pa ua hedhur sytë ngushëlluesve, që hyjnë e dalin, dhe s’e hap gojën....
Burimi:
kultplus.com