“Teksti fals” në letërsi- ja pse nuk duhet lejuar!

“Teksti fals” në letërsi- ja pse nuk duhet lejuar!

Ndue Dedaj Nga Ndue DedajPo Ju paraqesim një libër, që thërret për shenjtërinë e tekstit letrar, autenticitetin e tij, shqip: paprekshmërinë në asnjë rrethanë, nga askush, redaktor, botues, as nga familjarët e shkrimtarit, kur ai nuk rron më. Ngasja për ta ndryshuar, “përmirësuar”, “bërë me të kuptueshme” veprën letrare të këtij apo atij autori, pas vdekjes, ka qenë e përhershme, gjer te prekja e gjuhës së Fishtës, që për fat nuk ka ndodhur…Studiuesja e letërsisë Natasha Spahiu Lushaj pati botuar një çerek shekulli më parë (në vitin 2000) librin fort të vlefshëm “Komenti mes artit dhe shkencës”, që shërbeu si një tekst alternativ për mësimdhënien e letërsisë në shkollat e mesme. Kujtoj që ndër të tjerë e pati vlerësuar këtë libër metodik edhe poeti e...