Teatri Eksperimental nis sezonin, Prevazi: Në kalendar janë tetë premiera, katër prej të cilave janë për fëmijë

Teatri Eksperimental nis sezonin, Prevazi: Në kalendar janë tetë premiera, katër prej të cilave janë për fëmijë

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka gati kalendarin artistik për vitin 2026. Në fokus të këtij sezoni janë tetë premiera të reja, katër prej tyre të dedikuara për fëmijë dhe katër për publikun e rritur. Gjergj Prevazi, drejtori i teatrit kombëtar eksperimental , tregon se repertori i ri synon të ndërtojë një raport më të fortë me publikun, duke e parë teatrin jo vetëm si argëtim, por edhe si mjet edukimi dhe formimi kulturor. “Katër premiera për fëmijë janë një investim i drejtpërdrejtë për publikun e së nesërmes. Ne besojmë se edukimi artistik duhet të nisë herët dhe teatri është një hapësirë ideale për këtë”, tha Prevazi. Një tjetër shtyllë e rëndësishme e Teatrit Eksperimental mbetet integrimi i të rinjve, si në nivel interpretimi, ashtu edhe...