Të jetosh me njerëz të vështirë mund të të plakë më shpejt

Të jetosh me njerëz të vështirë mund të të plakë më shpejt

E njihni atë kolegun që takoni çdo ditë të javës? Ai që nuk lodhet kurrë kur tregon dramat e tij romantike, që monopolizon bisedën gjatë pushimit të drekës dhe që pret komente simpatizuese nga ju për të njëjtat tema çdo ditë? Apo si është puna me babanë tuaj, i cili ju telefonon disa herë në javë me pyetje teknike, pastaj fillon të kritikojë stilin tuaj të jetesës, ndërsa pret që ju të caktoni takimet e tij me mjekun? Një studim i ri, i botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, konfirmon atë që shumë prej nesh e kanë dyshuar prej kohësh: këta njerëz mund t’ju plakin më shpejt. Në një kohë që ushqimi i marrëdhënieve të shëndetshme shoqërore është në të vërtetë...