Të fitosh para s’është lehtë! Po gjenitë si ia bënin?
Gjenitë e njohur përgjatë historisë duhej të paguanin faturat dhe të ushqenin familjen, po aq sa ne të tjerët. Nga Jonny Tomson Me fat janë ata njerëz që paguhen për të bërë atë që duan. Siç e thotë edhe shprehja “Nëse gjen një punë që e do, nuk do të duhet të punosh asnjë ditë në jetën tënde!”. Pak njerëz mund të mbijetojnë vetëm nga një punë që e dashurojnë vërtet. Artistët, shkrimtarët, muzikantët, kërcimtarët, aktorët ose koleksionistët anembanë botës dëshirojnë të fitojnë mjaftueshëm nga pasionet e tyre, që të mund ta mbajnë frymën gjallë. Mjerisht, jeta e ka zakon të kërkojë nga ne atë që nuk duam ta japim. Shumica prej nesh përfundojmë duke punuar në mënyrë që të mund të aktrojmë. E njëjta...
Burimi:
kultplus.com