“Të bllokohet TikTok-u për fëmijët deri në 16 vjeç”, ekspertja e IT-së tregon zgjidhjen

“Të bllokohet TikTok-u për fëmijët deri në 16 vjeç”, ekspertja e IT-së tregon zgjidhjen

Ekspertja e IT-së, Nadia Elbasani, në një intervistë për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN konsideroi si zgjidhje për TikTok-un në Shqipëri bllokimin e platformës për fëmijët nën 16 vjeç. Ajo argumentoi se zgjidhje të ngjashme kanë dhënë edhe vende të tjera të BE-së dhe jo vetëm. “Vetëm një është zgjidhja sepse çdo gjë tjetër do të mbetet amulli dhe tentativa për të besuar. E vetmja zgjidhje është ajo që Australia ka bërë dhe Franca pritet të bëjë në shtator, bllokimi i TikTok-ut vetëm për fëmijët deri në moshën 16 vjeç. Për cilindo person tjetër jashtë kësaj moshe, TikTok-u si të gjitha platformat e tjera do të duhet të vazhdojë të jetë publik dhe i aksesueshëm nga të gjithë. TikTok-u për vet atë historikun që ka,...