Takimi i Mitrush Kutelit me Tolstoin/ Stepan Kasatski dhe Tat Tanushi
Tregimi “Atë Sergi” i Leon Tolstoit dhe tregimi “E madhe është gjëma e mëkatit” i Mitrush Kutelit trajtojnë jetën e dy klerikëve ortodoksë: të murgut rus Stepan Kasatskit, me emrin fetar atë Sergi, në tregimin e Tolstoit dhe të priftit shqiptar Tat Tanushi në tregimin e Mitrush Kutelit. Vëmendjen më të përqendruar autorët e drejtojnë për nga raporti i një kleriku me mëkatin dhe mbi rrugët e shpëtimit prej tij, pra, në thelb, trajtojnë temën e përsosjes së njeriut. Nga Sadik Bejko Çështja e mëkatit mbetet nga nyjet më të rëndësishme të të gjitha religjoneve. Sipas hebraizmit, mëkati është rebelim ndaj perëndisë, ndaj mëkati lahet me gjak, me jetë. Për Krishtërimin njeriu është mëkatar i lindur, mëkatar për nga natyra. Jezu Krishti në kryq pagoi...
Burimi:
kultplus.com