Szymborska: Dashuri në shikim të parë

Szymborska: Dashuri në shikim të parë

Poezi nga Wislawa Szymborska  Që të dy janë të bindurse një ndjenjë e beftë i bashkoi.E bukur kjo siguri,por pasiguria është m’e bukur. Pa u njohur, pandehinse asgjë s’ka ndodhur kurrë mes tyre.Por ç’mendojnë rrugët, shkallët, korridoretku prej kohësh mund të kryqëzoheshin? Do të doja t’i pyesjaa s’e mbajnë mend –njëherë, kur ballë për ballëu panë te një derë rrotulluese?një “më falni” mes turme?një “i keni rënë gabim” në telefon?Por e di përgjigjen. Jo, s’e mbajnë mend. Sa do të habiteshinpo të mësonin se prej kohëshRasti luante me ta. Ende jo plotësisht gatipër t’u kthyer në Fat,i afronte, i largonte,u priste rrugënme një të hovur hidhej tutje,një të qeshur duke mbytur. U lanë gjurmë, edhe shenja,pakogjë se të palexueshme.Ndoshta para tre vjetëshapo të martën e...