Studiuesi Erebara kritikon mënyrën e publikimit të Fjalorit: Formati onlajn e bën të pamundur një gjykim të plotë…

Studiuesi Erebara kritikon mënyrën e publikimit të Fjalorit: Formati onlajn e bën të pamundur një gjykim të plotë…

Studiuesi dhe publicisti, Gjergj Erebara, në një intervistë për Euronews, ka folur mbi polemikat që kanë lindur pas publikimit onlajn, në fillim të këtij janari, të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe. Erebara kritikon mënyrën e publikimit të fjalorit, duke theksuar se formati onlajn, i ndërtuar si motor kërkimi, e bën të pamundur një gjykim të plotë të tij si një vepër klasike gjuhësore. “Mënyra se si është publikuar fjalori nuk lë mundësi që të lundrosh mbi të si një fjalor klasik. Kështu, mund të gjykojmë vetëm për ato fjalë që kemi parë, por jo për tërë fjalorin,” shprehet ai. Sipas tij, disa fjalë të përfshira ende mbartin gjurmë ideologjike të kohës staliniste, ndërkohë që përfshirja e disa dialekteve dhe fjalëve të reja është e...