Studimi: Kuajt nuhasin frikën e njeriut
Kuajt janë në gjendje të nuhasin frikën e njeriut dhe të reagojnë ndaj saj, tregon një studim i ri shkencor. Sipas studiuesve, era e trupit të personave të frikësuar ndikon drejtpërdrejt në sjelljen e kuajve, duke i bërë ata më të trembur dhe më pak të afrueshëm. Hulumtimi u zhvillua nga shkencëtarë francezë, të cilët analizuan reagimin e kuajve ndaj erës së djersës njerëzore pas shikimit të filmave të frikshëm dhe atyre me përmbajtje pozitive. Gjatë eksperimenteve, vullnetarët panë skena nga filmi horror Sinister ose pamje të gëzueshme nga filma si Singin’ in the Rain, ndërsa mbanin copa pambuku nën sqetulla për të mbledhur erën e trupit. Këto mostra u vendosën më pas pranë hundës së kuajve. Rezultatet treguan se kuajt që u ekspozuan ndaj...
Burimi:
syri.net