Stina koncertore e muzikës së dhomës nis me CLAVIOTRIO në Opera, tinguj klasikë dhe premierë botërore
Nga Julia Vrapi Tingujt e pianos, klarinetës dhe violës vijnë këtë muaj të parë të vitit përmes një koncerti me muzikë dhome. CLAVIOTRIO hap stinën koncertore të muzikës së dhomës këtë fillim janari, në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku do të luhen jo vetëm vepra të autorëve të huaj, por edhe shqiptare. Koncerti që hap dhe stinën koncertore të muzikës së dhomës dhe zhvillohet këtë mbrëmje në hollin koncertor të TKOB-së premton të krijojë një dialog të qetë dhe harmonik mes instrumenteve, duke ofruar një përvojë të veçantë artistike për adhuruesit e muzikës klasike, por një moment i veçantë do të jetë premiera botërore e veprës “Moj e bukura more” nga kompozitori i njohur Thomas Simaku. “Një mbrëmje intime me...
Burimi:
sot.com.al