Spiropali: Gjuha shqipe duhet të mbrohet në Maqedoninë e Veriut

Spiropali: Gjuha shqipe duhet të mbrohet në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë ndalesë si një moment me peshë të veçantë në ruajtjen dhe forcimin e kujtesës sonë kombëtare. Gjatë vizitës, Spiropali theksoi se Shkupi është një qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella dhe të qëndrueshme, duke përmendur figura të shquara të kombit si Shën Tereza, Pjetër Bogdani dhe Hasan Prishtina, të cilët përfaqësojnë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni kombëtar i shqiptarëve. Ajo vlerësoi rolin e Institutit si një pikë referimi, jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e studimeve shkencore mbi...