Sot nis Panairi i Librit në Leipzig, Kosova prezantohet me rreth 100 tituj dhe 6 autorë

Sot nis Panairi i Librit në Leipzig, Kosova prezantohet me rreth 100 tituj dhe 6 autorë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të marrë pjesë në Panairin e Librit të Leipzig-ut, përmes një programi të pasur të ngjarjeve letrare dhe rreth 100 titujve, përfshirë vepra letrare dhe joletrare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Panairi i librit në Leipzig të Gjermanisë, nis sot dhe zgjat deri më 22 mars 2026. Kosova këtë vit prezantohet me gjashtë autorë të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, në dy panele, i pari që mbahet sot flet për letërsinë dhe politikën në rajon, me autoret Jehona Kicaj, Majlinda Bregasi dhe Nerimane Kamberi. Ndërsa, në panelin e dytë, nesër, diskutohet për letërsinë e një populli të vogël në kontekstin e literaturës botërore me Arbër Selmani, Eli Krasniqi dhe Meliza Krasniqi. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të...