Sot është “e hëna blu”, dita më depresive e vitit

Sot është “e hëna blu”, dita më depresive e vitit

E hëna e tretë e vitit e cila për 2026 përkon me 19 janarin, njihet botërisht me termin “blue Monday” (e hëna blu), ose dita më depresive e vitit. Ndërkohë që mungojnë prova shkencore për ta konsideruar si dita më e trishtueshme ose më e zymtë se të tjerat, psikologët mendojnë se sezoni i dimrit mund të jetë sfidues nga ana emocionale për shumë njerëz. Termi “e hëna blu” u shpik për herë të parë në vitin 2005 nga psikologu Cliff Arnall për kompaninë e udhëtimeve të Mbretërisë së Bashkuar, “Sky Travel” si një mënyrë për të promovuar pushimet dimërore. Ideja ishte që kompania të shiste më shumë paketa pushimesh në këtë ditë. Psikologu Arnall llogariti të dhënat e motit, sasitë e borxhit, kohën e...