“Sorrat” mbi kokën e Bilal Xhaferrit, krijimet e pabotuara të shkrimtarit që u sekuestruan nga Sigurimi i Shtetit
“Bredhi i bukur në oborrin e lidhjes së shkrimtarëve ishte mbushur me sorra. Ato krokëllinin në mes të ditës, me të thirrura si ca ustallarë që s’ndërtojnë asgjë, ngriheshin e uleshin nëpër degë, fluturonin duke zëvendësuar njëra-tjetrën, largoheshin dhe ktheheshin përsëri”, kështu nis tregimi i shkrimtarit Bilal Xhaferri, kushtuar lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, gjatë regjimit komunist. Janë disa krijime të tij të pabotuara që ishin sekuestruar nga Sigurimi i Shtetit, gjatë kohës kur po i përgatitej dosja për ta arrestuar. Në dosjen e survejimit të tij nga Sigurimi, vërtetohet se njëri nga bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe njëkohësisht pjesë e të njohurve të Bilalit, ishte caktuar të merrte fletoren me dorëshkrime, të cilën ia kishte dorëzuar më pas operativit. Dorëshkrimet u cilësuan si me përmbajtje të...
Burimi:
kultplus.com