Sokrat Habilaj: Edhe në botën matanë, ti do jesh dashuria ime e vetme…
Sokrat Habilaj: Besoj Derisa edhe malli ka një kufi, a cak,E më pas në frymë kthehesh me të.Besoj se do jem thjesht një dështak,Nëse vazhdoj më tej ta shpall me zë. Derisa edhe unë marrë të tjera linja,Kur e ndjej se çarçafi dihatë përbri.Besoj se më je shkëputur nga brinja,Kur ndodhesh përballë është rastësi. Derisa edhe flokët çdo natë si në rit,Nën faqen time fije më fije i ndreqë.Besoj se unë shtrihem me perënditë,Zgjohem me një grua? Bëhem i keq! Derisa do të kem kështu, kaq pranë,Atje ku s’ka xhelozi, a lidhje martese.Besoj shumë se dhe në botën matanë,Ti…, ti do jesh dashuria ime e vetme! ObserverKult Lexo edhe: SOKRAT HABILAJ: MOS SHKRUAJ VARGJE DASHURIE PËR MUA! Të lutem mos shkruaj vargje dashurie për mua!...
Burimi:
kultplus.com