Skica e rrallë e Michelangelos shitet për 23 milionë dollarë në SHBA

Skica e rrallë e Michelangelos shitet për 23 milionë dollarë në SHBA

Një skicë e rrallë e këmbës nga Michelangelo është shitur për 23 milionë dollarë në ankand, duke thyer parashikimet dhe tejkaluar më shumë se 10 herë vlerësimin fillestar. Ekspertët e konsiderojnë këtë skicë si vizatimin e këmbës së Sibilës Libiane, e cila më vonë u pikturua në tavanin e Kapelës Sistine në Vatikan. Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, pronari i saj kishte dërguar vetëm një fotografi për vlerësim dhe më pas zbuluar vlerën e vërtetë të veprës. Andrew Fletcher, drejtori global i Departamentit të Mjeshtrave të Vjetër në Christie’s, e përshkroi zbulimin si “një nga momentet më të paharrueshme” të karrierës së tij. Skica e vogël me shkumës të kuq daton rreth viteve 1511–1512, periudhë kur Michelangelo po përgatitej për gjysmën e dytë të pikturës...