Skandali i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe: Sigurimi i Shtetit mbronte shtetin nga keqbërësit dhe ndërhyrjet e jashtme!
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe vijon të nxjerrë në dritë probleme të mëdha të termave të përdorur, që shpesh bien ndesh me shtetin e së drejtës dhe demokracinë në vend. Ndonëse prej tri dekadash studimet e dokumentet tregojnë se Ish-Sigurimi i Shtetit i ka shërbyer pushtetit dhe partisë komuniste, Fjalori përdor një shpjegim tërësisht ideologjik të para 90-ës. Studiuesi Afrim Krasniqi argumenton përmasat e skandalit dhe sjell një krahasim me vendet e tjera. “Në çdo fjalor në vendet demokratike “Sigurimi“ (si STAS, Securitate, etj) dhe modelet e njëjta konsiderohen polici sekrete të regjimeve ish komuniste me funksion kryesor survejimin, kontrollin, shtypjen dhe persekutimin e kundërshtarëve të regjimit. Absurde dhe fyese. “Keqbërës”, vijojnë të quhen edhe në 2026 disa qindra mijëra viktima politike të Sigurimit...
Burimi:
kultplus.com