Silvana Kola-Loka: Do ta fali edhe këtë herë… dhe do të iki…

Silvana Kola-Loka: Do ta fali edhe këtë herë… dhe do të iki…

Përse të fal? Nga Silvana Kola-Loka Të fal sepse kuptoj që ti aq mundesh të bësh; pavarësisht se unë do të doja që ti të bëje më shumë ose të bëje më mirë. Pritshmëritë e mia janë përgjegjësia ime.Të fal sepse shikoj se si ti, përtej gabimit tënd, përpiqesh të fshehësh zemërimin, frikërat, pasiguritë, pafuqinë dhe padijen tënde për veten, për mua dhe për jetën. Aftësia ime për të parë përtej asaj që ti shfaq është një ndër zotërimet e mia, të cilën e çmoj edhe kur dhemb.Të fal sepse e dalloj qartë se ti po gabon po aq shumë ndaj vetes (në mos ca më shumë) sa edhe ndaj meje. A mund të zemërohesh me dikë që nuk di ta dojë veten si gjënë...