“Si u censuruan skenat e përdhunimit në filmin e Anagnostit”, rrëfimi i operatorit të Kinostudios: Ministria e hoqi të gjithë skenën

“Si u censuruan skenat e përdhunimit në filmin e Anagnostit”, rrëfimi i operatorit të Kinostudios: Ministria e hoqi të gjithë skenën

Bashkim Asllani, sot 82 vite kujton me nostalgji punën për mbi gati dy dekada në ish-Kinostudion “Shqipëria e re”. Në 80-vjetorin e krijimit të shtëpisë kinematografike, operatori dhe fotografi vendosi t’i dhurojë Arkivit të Filmit fotonegativët e fondit të tij vetjak. 110 fotonegativët që i ka ruajtur me fanatizëm ndër vite, dëshmojnë vende, njerëz dhe ngjarje sociokulturore që lidhen me Ish-Kinostudion dhe aktivitetin e saj. Në “Exclusive” në Top Channel, Bashkim Asllani na tregon disa nga materialet filmike dhe fotot e paplikuara më parë nga momente historike, përfshirë trazirat e ‘97, emigrimin e shqiptarëve drejt Italisë apo eksodin e shtetasve të Kosovës gjatë luftës. Bashkim Asllani u bë pjesë e Kinostudios në vitin 1968. Fillimisht u bë pjesë e produksioneve filmike si asisent operator, ku...