Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Si s’të desha pak më shumë, poezinë e Fatos Arapit e këndon Parashqevi Simaku (Teksti dhe video)
Ju ftojmë të ndiqni të kënduar nga Parashqevi Simaku, këngën “Pak më shumë”, me tekst nga poezia e Fatos Arapit. FATOS ARAPI: SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË… Unë e desha përtej vdekjes,Ashtu dashurova unëEdhe prap s’ia fal dot vetes:S’i s’e desha pak më shumë… Pak më shumë ku shpirti thyhet,T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…Të gënjejmë mallin që s’shuhet,Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve,Atje ku nis “ca pak” tjetër,-Asaj që më rri mes Zotave:“Si s’të desha pak më tepër…”. Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930 – Tiranë, 11 tetor 2018) ObserverKult Lexo edhe: “KËNGA E PARASHQEVI SIMAKUT NUK KA FARE EROTIKË, TEKSTI ËSHTË I ANDON ZAKO ÇAJUPIT”