Si sot 63 vjet më parë u shfaq “Halili dhe Hajrija”, baleti i parë shqiptar
63 vjet më parë, më 13 janar të vitit 1963, u vu në skenë baleti i parë shqiptar, “Halili dhe Hajrija”. Vepra me të njëjtin titull e Kolë Jakovës, shkruar në vitin 1949, frymëzoi kompozitorin Tish Daia për kompozimin e vijës melodike. Ashtu si edhe drama, baleti ishte një himn kushtuar bëmave të luftëtarëve të Malësisë së Madhe ndaj zgjedhës turke të shekullit XVIII. Koreograf i “Halilit dhe Hajrijes” ishte i mirënjohuri Panajot Kanaçi dhe u interpretua nga trupa e balerinëve të Teatrit të Operas dhe të Baletit (TOB) ndërsa orkestra u dirigjua nga Mustafa Krantja. Shfaqja korri sukses si kurrë më parë sepse deri atëherë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit nuk kishte repertor vendas dhe vinte në skenë vetëm pjesë të huaja. Përgjatë...
Burimi:
kultplus.com