Si mbërriti “Meshari” i Gjon Buzukut në bibliotekën e Vatikanit?
Gjon Buzuku dëshmon, se, për veprën e tij punoi mes 20 marsit 1554 dhe 5 janarit 1555. “Meshari” i Buzukut u vu, me sa duket, në indeks nga inkuizicioni. Kështu, libri thuajse u zhduk dhe sot, njihet në një kopje të vetme, kjo në bibliotekën e Vatikanit. Nga Dhimitër S. Shuteriqi Atë s’e përmend asnjë autor pasardhës, përpara Pjetër Bogdanit (1665), Zbulimi i Nikollë Kazazit (1740), nuk e nxori nga heshtja. U desh që ta rizbulonte Pal Sqiroi, në fillim të shekullit tonë (XX), që të niste e të bëhej mirë i njohur. Gati tri shekuj e gjysmë heshtjeje, kaluan mbi librin e parë që dimë të jetë botuar shqip. Me interes është që të njihet se nga ç’vend e ka prejardhjen kopja e vetme...
Burimi:
kultplus.com