Si lakmia njerëzore dhe zemërimi hyjnor krijuan Minotaurin, përbindëshin mitik të botës së lashtë

Si lakmia njerëzore dhe zemërimi hyjnor krijuan Minotaurin, përbindëshin mitik të botës së lashtë

Një nga mitet më intriguese të Greqisë së Lashtë, është ai i Minotaurit në ishullin e Kretës, hibridi gjysmë dem dhe gjysmë njeri i mitologjisë greke. Historia e Minotaurit të bllokuar në një labirint të ndërtuar enkas për të nga njerku i tij i tmerruar, mbreti Minos i Kretës, dhe që ushqehej me mish njeriu në burgun e tij nëntokësor, i ka magjepsur njerëzit për breza të tërë. Piktura që paraqesin një përbindësh të tillë dhe labirinte të ndryshme janë zbuluar në ishullin mesdhetar, që janë gjurmët e fundit të kulturës antike minoane. Ndërsa legjenda ka evoluar gjatë shekujve si në veprat kulturore greke ashtu edhe në ato romake. Në mitologjinë greke, mbreti Minos ishte një nga 3 djemtë e lindur nga Zeusi dhe Evropa....