Shqiptarët nuk duan reforma dhe as reformatorë!
Më 8 janar 1925, pas përmbysjes së Revolucionit të Qershorit, rikthimit të Ahmet Zogut, dhe largimit të Fan Nolit e ministrave të tij në emigrim, Faik Konica i dha një farë mbështetje qeverisë së re, duke treguar edhe arsyet. Pretendimet e Konicës krijuan edhe pakënaqësi te Noli. Kryetari i Vatrës, Faik Konica, duke shkruar në gazetën Dielli shpreh qëndrimin e tij rreth qeverisë së re të Ahmet Zogut. “Çfarë duhet të bëjmë? Ne mund të bëjmë njërën prej të dyjave; të ruajmë paqen që kemi; ose të mbështesim qeverinë e re, jo për programin e saj, por për të vendosur rendin dhe qetësinë. Ata që thonë se Zogu është tradhtar, duhet të shohin për rreth dhe do të zbulojnë se shumica e shqiptarëve mund...
Burimi:
kultplus.com