Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2026
Gjatë mbrëmjes së sotme është hedhur shorti zyrtar i gjysmëfinaleve të Eurovision Song Contest 2026, duke përcaktuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse në dy netët gjysmëfinale. Në edicionin e këtij viti marrin pjesë gjithsej 35 shtete. Ashtu si çdo vit, shtetet e mëdha – Italia, Britania e Madhe, Gjermania, Franca – së bashku me vendin nikoqir, Austrinë, janë të kualifikuara automatikisht në finalen e madhe. Shqipëria është shortuar të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, konkretisht në pjesën e dytë të mbrëmjes, një pozicion që konsiderohet mjaft i favorshëm për kualifikimin në finale. Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”, një projekt që ka ngjallur interes dhe pritshmëri te publiku vendas dhe fansat e Eurovisionit. Eurovision Song Contest 2026 do të mbahet në Vjenë,...
Burimi:
syri.net