Shoqata Tirana nderon personalitetet në 106-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, ekspozitë me pikturat e artistëve të mëdhenj dhe festë me”Sofrën Tironse”
106-vjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet u përkujtua në një mbrëmje gala në Pallatin e Kongreseve, organizuar nga Shoqata Tirana “Nderi i Kombit”, që vetë celebroi 35-vjetorin e krijimit. Në fillim të mbrëmjes, u çel ekspozita me mbi 50 piktura nga artistët më të mirë tiranas, përfshirë dhe këtë krijim të piktorit të madh, Ibrahim Kodra, kuruar nga Adnand Deda. “Kur kam shkuar të takoj piktorët e vjetër disa i kam parë të përlotur sepse ishte si zgjim, nxjerrje nga pluhuri i harresës. Kjo ekspozitë është një përpjekje për të vlerësuar ato vlera të Tiranës që i kanë dhënë tonin artit figurativ dhe historisë”, u shpreh Deda. Mes pikturave që i dhanë ngjyra, kujtesë dhe identitet kësaj feste ishin tre krijime të reja të mjeshtrit...
Burimi:
top-channel.tv