Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Shoferi i Ajnshtajnit (humor gjerman)
(Humor gjerman) Thuhet se në vitet 1920, kur Albert Ajnshtajnit filloi të njihej për teorinë e tij të relativitetit, kërkohej shpesh nga universitetet për të dhënë leksione. Meqenëse nuk i pëlqente të ngiste makinën, udhëtonte përherë me një shofer, me të cilin u miqësua shumë. Pas disa kohësh udhëtimi së bashku, një ditë Ajnshtajni i ankohet shoferit se sa e mërzitshme ishte të përsëriste të njëjtën gjë pa pushim. – Nëse dëshironi, – i thotë shoferi, – mund t’ju zëvendësoj unë kësaj here. E kam dëgjuar ligjëratën tuaj aq shumë herë sa mund ta recitoj fjalë për fjalë. Ajnshtajni e besoi dhe, para se të arrinin te universiteti ku do ligjëronte, ata shkëmbyen rrobat dhe Ajnshtajni shkoi në timon. Arritën aty ku do të mbahej...