Shkodra, qyteti legjendë dhe legjenda e një qyteti
Ajo është diku aty, e murosur. E dyzuar a e dyfishtë, prania e saj ndihet kudo, në shpatet e kodrës, nëpër muret e brendshme, shkallaret dhe mbi bedena. Ka frymëzuar kështjellarët që e mbronin me mish e gjak, dhe sot turistët që shëtisin anë e mbanë në kërkim të mistikes. Gjysma e trupit qëndron e mbështjellë mes gurësh të rëndë, por pjesa tjetër e saj, është e lirë të sillet përreth saj. Është Rozafa, e detyruar të qëndrojë në përjetësi në kthetrat e kësaj kalaje, të vigjilojë mbi të dhe ta mbajë ashtu të parëzuar. Sepse ishte ajo që prishi mallkimin teksa muret e ngritura çdo ditë nga tre vëllezërit ndërtues, rrëzoheshin natën. Dhe e gjithë sakrifica kërkonte një murim. Kështu thotë legjenda. Po të...
Burimi:
kultplus.com