Shkencëtarët zbulojnë ‘superbakterin’ 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve

Shkencëtarët zbulojnë ‘superbakterin’ 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve

Një zbulim shqetësues është bërë nga shkencëtarët e Akademisë Rumune në një shpellë të lashtë akulli, ku kanë izoluar një lloj bakteri të ngrirë për rreth 5,000 vjet, i cili rezulton të jetë rezistent ndaj të paktën 10 antibiotikëve të zakonshëm. Bakteri, i quajtur Psychrobacter SC65A.3, u gjet në shpellen Scarisoara, dhe sipas studiuesve mund të përbëjë një kërcënim të madh nëse ndonjëherë lëshohet jashtë akullit, veçanërisht duke pasur parasysh ngrohjen globale. “Pavarësisht origjinës së tij të lashtë, lloji bakterial shfaq rezistencë ndaj shumë antibiotikëve modernë dhe mbart mbi 100 gjene të lidhura me rezistencën,” tha Dr. Cristina Purcarea, autore e studimit. “Nëse shkrirja e akullit liron këto mikrobe, këto gjene mund të përhapen në bakteret moderne, duke shtuar sfidën globale të rezistencës ndaj antibiotikëve.”....