Shkencëtarët krijojnë diamantin unik gjashtëkëndor që është më i fortë se diamanti natyral

Shkencëtarët krijojnë diamantin unik gjashtëkëndor që është më i fortë se diamanti natyral

Shkencëtarët në Kinë kanë krijuar për herë të parë mostra të pastra të diamantit gjashtëkëndor, një formë shumë e rrallë e diamantit e njohur si lonsdaleit, dhe kanë treguar se ai është më i fortë se diamanti natyror. Diamanti i zakonshëm, i quajtur edhe diamant kubik, konsiderohet materiali natyror më i fortë në Tokë dhe përbën kufirin maksimal të shkallës së fortësisë Mohs. Ai ka një strukturë kubike të rregullt të atomeve të karbonit. Ndërsa diamanti gjashtëkëndor ka një strukturë të ndryshme, ku atomet janë të organizuara në formë gjashtëkëndore, si hualli i mjaltit. Ideja për këtë material u propozua në vitin 1962, ndërsa në vitin 1967 u zbulua për herë të parë në laborator. Më pas, studiuesit e kërkuan atë në meteorite të pasura...