Shkencëtarët gjejnë një vrimë të kaltër aq të thellë sa nuk mund të arrijnë fundin
Në brigjet e Belizes ndodhet një gropë nënujore aq e thellë sa shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa thellë shkon. Në Gjirin Chetumal, gropa Taam ja’, një ‘vrimë e kaltër’, ka rezultuar një sfidë për studiuesit që përpiqen të matin thellësinë e saj. Duke përdorur sonarin për të hartuar vrimën, ata zbuluan se Taam ja’ është afërsisht 274 metra e thellë – por këto matje mund të jenë të pasakta, për shkak të ndryshimeve të temperaturës dhe kripësisë në secilën shtresë uji. Zhytësit u dërguan në vrimë, afërsisht 30 metra thellë, dhe zbuluan se muret e vrimës ishin të buta dhe të pabarabarta, përpara se të shndërroheshin në shkëmb më të fortë. Pasi ankoruan një varkë mbi hapjen e vrimës, një ekip kërkimor uli...
Burimi:
syri.net